RCCOLA

Një himn poetik për artin e fjalës

/ 3 minuta lexim
Mobi Casa

(Anton Nikë Berisha: “PRUSHI I BUKURISË – persiatje për artin e fjalës”, botoi Shtëpia Botuese “Beqir Musliu”, gusht 2015 )

Këto ditë, përmes Shtëpisë botuese “Beqir Musliu”, u botua vepra e studiuesit të letërsisë, prozatorit të shquar si dhe poetit të veçantë të letrave shqipe, Anton Nikë Berishës, “Prushi i bukurisë”, vepër kjo, që vitin e kaluar, u botua në Itali ( shqip dhe italisht), ku jo vetëm se u prit mirë po, edhe bëri bujë në qarqet letrare italiane.

Kjo vepër, si një botim i veçantë dhe, mbase i pari i këtij lloji në Kosovë, hapet me parathënien e shkrimtarit të shquar italian Dante Maffia, prej vitesh kandidat për Çmimin Nobel për letërsi. Pason me një pjesë të zgjedhur të Atë Gjergj Fishtës, “Kshtu leen poezia” dhe vazhdon me poemën “Prushi i bukurisë, e cila është dhe epiqendra ku përqendrohet si lexuesi ashtu edhe vlerësuesi.

Uji Dea

Një poemë poetike për fjalën e artistike, një përkushtim e himn për bukuritë e panumërta që burojnë dhe vijnë tek ne falë fjalës, që koncipohet përmes katërmbëdhjetë këngëve dhe kurorëzohet me magjistralin, si këngë e pesëmbëdhjetë apo dhe kurora e saj, ku shquhet veçmas gjuha figurative shumëllojshmëria e metaforave dhe simboleve tjera letrare .

Në pjesën e tretë të kësaj Vepre e cila siç e cekëm, zgjoi një interesim të madh ndër shkrimtarë e studiues italianë, përveç parathënies së shkruar nga Dante Maffia, pasojnë vlerësimet e një serë autorëve ( jo të gjitha, natyrisht) që shtjellojnë dhe vlerësojnë këtë poemë, si : Sergio Paolo Foresta, Giuseppe Napolitano, Rossella Fusco, Gianni Mazzei, Fiorella de Rosa, Alessandro Gaudio, Vincenzo Bruno, Flavio Nimpo, Francesco Fusca, Matteo Pulizzi si dhe nga Albana Alia, e cila dhe ka bërë përkthimin e saj vitin e kaluar në italisht si dhe Kritiku ynë i shquar e poeti, Prend Buzhala.

Kjo vepër e koncipuar kështu në këtë mënyrë, duke ia lehtësuar shumë lexuesit rrugën e hyrjes në brendësinë e saj mahnitëse, e cila, thënë troç, është një himn poetik për artin e fjalës, pritet të zgjojë interesim njëjtë si edhe veprat e tjera të këtij shkrimtari tepër produktiv, i cili kohë më parë u laureua edhe me Çmimin e rëndësishëm letrar, “Beqir Musliu”, që ju jepet autorëve që sjellin në letërsinë shqipe, vlera të mirëfillta letrare./rajonipress/