Uji Dea

Një hap më afër liberalizimit të vizave, Bislimi e përshkuan si sukses të Qeverisë

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Ambasadorët e Këshillit të BE-së sot kanë aprovuar tekstin e miratuar nga përfaqësuesit e Parlamentit dhe Këshillit Europian për liberalizimin e vizave të Kosovës.

Për këtë ka reaguar zëvendëskryeminsitri Besnik Bislimi, i cili tha se tashmë ky proces është në përfundim e sipër.

“Sot është miratuar nga ambasadorët e BE-së teksti mbi liberalizimin e vizave për Kosovën. Një hap tutje, tejet i rëndësishëm, që do të pasohet me aprovimin formal të rregullores mbi heqjen e vizave nga Parlamenti Evropian dhe Këshilli i BE-së”.

Fundamenti

Por, sikurse edhe në hapat e mëhershëm ku kaloi procesi i liberalizmit në institucionet e BE-së, Bislimi mori merita.

“Tashmë jemi drejt përfundimit të suksesshëm të këtij procesi të tejzgjatur për qytetarët e Republikës së Kosovës. Sukseset e arritura nga Qeveria veçanërisht në sundim të ligjit, puna jonë e vazhdueshme me shtetet anëtare dhe mbështetja e partnerëve tanë strategjikë, ishin faktorë kryesorë në avancimin e këtij procesi që ishte bllokuar për vite me radhë”.

Ai tha se me finalizimin e liberalizimit të vizave, Kosova do të jetë një hap më afër BE-së e proceseve të integrimit europian./Express/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.