ARKATANA

Një Hamlet shqiptaro-zviceran me plis

/ 2 minuta lexim
Hidromorava

Në vend të lojës klasike skenike, kryevepra e Shekspirit tash shfaqet me emrin e ri “Balkan Hamlet”.Gjashtë “secondos” me prejardhje nga Ballkani e risjellin në skenë Hamletin e Shekspirit, me një gjuhë vulgare dhe me mesazh të qartë.

Në vend të lojës klasike skenike, kryevepra e Shekspirit tash shfaqet me emrin e ri “Balkan Hamlet”. Temat si dashuria, hakmarrja dhe vdekja trajtohen nga gjashtë të rinjtë me prejardhje ballkanike. Ata me këtë rast sjellin në skenë rrëfime që lidhen me familjen dhe përgjegjësinë, rrëfime që kanë burimin diku në mes të Kosovës, Maqedonisë. Turqisë dhe Zvicrës.

“Premiera është dhënë më 13 nëntor dhe reaksionet kanë qenë përgjithësisht pozitive”, thotë njëri ndër aktorët, Metush Gjuraj. “Balkan Hamlet” është një teatër ndryshe, rolet nuk janë të fiksuara. “Ne qëndrojmë në skenë si njerëz dhe jo si aktorë”.

Shfaqja do të jepet në tre akte. “Ne fillojmë me një version të shkurtuar të Hamletit. Pastaj vijnë gjashtë monologë, gjatë të cilëve secili aktor flet për lidhjen e tij me rrëfimin.

Mobi Casa

Akti i tretë është i improvizuar. Në fokus të tij qëndrojnë paralelet me kulturën kosovare. “Nëse dikush vret dikë nga familja jonë,të shumtën pason urrejtja e përjetshme. Dhe në raste edhe gjakmarrja”, thotë Gjuraj.

Në tekstin e shfaqjes “Balkan Hamlet”, në dia fragmente flitet edhe shqip dhe maqedonisht, shkruan “tillate.ch”. Por fjalët e njohura nga Hamleti “Të jesh o të mos jesh” (Sein oder Nichtsein) bëjnë pjesë në tekst.

Ndërkaq, gjuha që flitet në skenë është nganjëherë edhe banale. Provokacionet gjuhësore i arsyetojnë autorët kështu: “Pjesa na ofron mundësinë për t`i reduktuar paragjykimet. Ne mud të pasqyrojmë përse ballkanasit jane më shumë të prirur püër një akt hakmarrjeje se sa njerëzit me mentalitet perëndimor “, thotë Gjuraj.

Shfaqjet e ardhshme të dramës “Balkan Hamlet” janë: 23 shkurt- Sternensaal Wohlen: sternensaal-wohlen.ch; 27 shkurt dhe 1./2 mars Theater Tuchlaube Aarau: tuchlaube.ch; 15 maj – Burgbachkeller Zug: burgbachkeller.ch; 30. maj – Theater Rigiblick: theater-rigiblick.ch dhe 5./7./8. qershor – TOJO Theater Bern: tojo.ch.(albinfo)

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.