Fundamenti

Një grusht fëstëkësh për shëndet

/ 2 minuta lexim

Nëse keni menduar se fëstëkët janë një fiksim i vërtetë, ndoshta nuk është dashur të ndjeni një faj të tillë, duke qenë se bëhet fjalë për një ushqim të shëndetshëm nëse hahet në sasi të kufizuara. Ato janë alternativë e shëndetshme e çokollatës, çipsave dhe ëmbëlsirave.

Nëse dëshironi ta ulni nivelin e ‘kolesterolit të keq’, të mbroheni nga sëmundjet e zemrës dhe të parandaloni karcinomat, çdo ditë konsumoni nga një grusht fëstëkësh.

Fistekët përmbajnë acidet yndyrore mono të pangopura, të cilat janë të mira për zemër. Janë të pasura me kalium, fibra, vitamina B6, magnez dhe kalcium, transmeton Telegrafi.

Në fakt, këto fruta arrore janë përplot antioksidues të cilët mbrojnë qelizat e organizmit nga substancat e dëmshme, të quajtura radikale të lira.

Për dallim nga frutat tjera arrore, fëstëkët përmbajnë sasi të mëdha të antioksiduesve dietetikë, luteinë, betakaroten dhe gama-tokoferol.

Betakaroteni shndërrohet në vitaminë A e që parandalon kancerin. Gama-tokoferoli është formë e shpeshtë e vitaminës E që mbron nga sëmundjet e zemrës. Ndërsa luteina është e rëndësishme për shikim dhe lëkurë të shëndoshë.

Ato janë ndër ushqimet me përmbajtjen më të lartë të vitaminës B6. Vitamina B6 është e rëndësishme për rregullimin e sheqerit në gjak dhe formimin e hemoglobinës.

Mobi Casa

Edhe pse fëstëkët kanë një densitet të lartë energjie, ato janë një nga ushqimet më të mira për humbjen e peshës.

Falë proteinave dhe përmbajtjes së tyre të lartë të fibrave, fëstëkët mbushin dhe mbajnë shumë mirë.

Për fistekët besohet që janë afrodiziakë.

100 g fëstëkë kanë rreth 52g yndyrë, 12 g karbohidrate dhe 21 g proteina. Kjo e bën fëstëkët një nga ushqimet shumë të yndyrshme dhe të pasura me proteina.

Ata ju ofrojnë energji të vlefshme dhe shumë minerale për ndërtimin e muskujve.

Vetëm 84 g. fëstëkë në ditë janë të mjaftueshme, për të zvogëluar rrezikun e sëmundjeve. /Telegrafi/