Një grusht arra në ditë e mban kancerin larg

Një grusht me arra në ditë mund të ndihmojë për të mbajtur larg tumoret. Kështu thuhet në një studim të ri. Sipas shkencëtarëve, arrat pengojnë rritjen e tumoreve kancerogjene.
Acidet yndyrore Omega 3, që gjenden në arrë, e kanë një efekt të tillë.
Sidomos e rëndësishme është ngrënia e arrave për të reduktuar rritjen e kancereve të zorrëve.
Studimi është kryer nga Universiteti i Harvardit, Shkolla e Mjekësisë.