Eko Higjiena

Një grup të rinjsh vizitojnë institucionet komunale dhe bizneset lokale

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Kamenicë – Qëllimi i organizimit të vizitës institucioneve komunale dhe bizneseve lokale kishte për qëllim njoftimin e një grupi të rinjsh me organizimin e brendshëm të komunës dhe ambientit të punës të institucioneve komunale dhe të disa bizneseve lokale në Kamenicë.

Organizata Jo-qeveritare Dardanapress, në kuadër te projektit “Promovimi i Zhvillimit Socio-Ekonomik në Komunën e Kamenicës”, ka organizuar vizitën institucioneve komunale dhe bizneseve lokale .

Qëllimi i organizimit të vizitës institucioneve komunale dhe bizneseve lokale kishte për qëllim njoftimin e një grupi të rinjsh me organizimin e brendshëm të komunës dhe ambientit të punës të institucioneve komunale dhe të disa bizneseve lokale në Kamenicë.

Fillimisht të rinjtë i priti në takim udhëheqësja e zyrës së informimit Lidiona Maroca e cila i informojë të rinjtë me punën e zyrës së kryetarit të komunës dhe të arriturat e deri tanishme të Kryetarit dhe kabinetit të tij.

Mobi Casa

Gjatë shpalosjes e të arriturave të rinjtë kishin mundësi ti vizitonin zyrat e pritjes dhe të punës të kryetarit të komunës duke u interesuar për eksponatet e paraqitura në këto ambiente të punës.

Më pas të rinjtë u priten nga stafi i Drejtorisë të Zhvillimit Ekonomik dhe Diasporë ku nga afër u njoftuan mbi të arriturat dhe aktivitetet e kësaj Drejtorie.

Të rinjtë së bashku me stafin e Dardanapress-it, vizituan edhe disa biznese lokale në Kamenicë ku u njoftuan nga afër me veprimtarit e tyre, të arriturat dhe sfidat e deritanishme me të cilat ballafaqohen bizneset lokale duke u informuar edhe për disa storje të suksesit të këtyre bizneseve.

Projekti “Promovimi i Zhvillimit Socio-Ekonomik në Komunën e Kamenicës”, është financuar nga Ministria e Zhvillimit Rajonal./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.