Një grua humb jetën në aksident trafiku në Karaqevë të Epërme
Gjilan – Nga hetimet e para të bëra nga njësitet e trafikut Rajonal, si pasoj e përplasjes nga një automjet, jetën e ka humbur këmbësorja F. Kastrati nga fshati Karaqevë e Epërme e Kamenicës si dhe lëndime trupore pëson po ashtu këmbësori tjetër (bashkëshorti) i saj B. Kastrati tha Ismet Hashani zëdhënës i policisë.
Me datën 05.08.2014 rreth orës 22:10 minuta ka ndodhur një aksident komunikacioni rrugor me fatalitet në aksin rrugor Karaqevë e Epërme-Muhovc.(foto ilustrim)
Policia e Kosovës në Kamenicë ka pranuar një informatë për një aksident trafiku që kishte ndodhur në fshatin Karaqevë e Epërme Komuna Kamenicë tha Ismet Hashani zëdhënës i policisë rajonale në Gjilan.
Nga hetimet e para të bëra nga njësitet e trafikut Rajonal, si pasoj e përplasjes nga një automjet, jetën e ka humbur këmbësorja F. Kastrati nga fshati Karaqevë e Epërme e Kamenicës si dhe lëndime trupore pëson po ashtu këmbësori tjetër (bashkëshorti) i saj B. Kastrati.
Sipas Hashanit deri te aksidenti dyshohet të ketë ardhur atëherë kur drejtuesi (i dyshuari) i automjetit “Opel Zafira”, pa targa të regjistrimit banues po në këtë fshat, gjatë lëvizjes në aksin rrugor Muhovc-Karaqevë e Epërme, si pasoj e vozitjes së pakujdesshme dhe mospërshtatjes së shpejtësisë kushteve të rrugës (errësirë dhe kthesë e thellë), i përplas këmbësorët e lartcekur, ku këmbësorja F. Kastrati edhe për kundër ndihmës së ofruar nuk ka mundë tu mbijetoj plagëve të marra në aksident dhe në spitalin rajonal të Gjilanit është sjell pa shenja jete.
Bashkëshorti i saj pëson lëndime, por fatmirësishtë është jashtë rrezikut për jetë sipas raportit të mjekut.
I dyshimti fillimisht largohet nga vendi i ngjarjes, por pas një pune intensive nga policia e Kosovës e stacionit të Kamenicës, është identifikuar automjeti dhe personi i dyshuar dhe me urdhër të prokurorit të shtetit, i cili ka prezantuar ne vendin e ngjarjes ndalet për 48 orë.
Rasti është duke u hetuar nga njësitet e trafikut Rajonal të Policisë së Kosovës./rajonipress/


