Fundamenti

Një grek përdhunon 19-vjeçaren shqiptare

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Një vajzë e re shqiptare, emigrante familjarisht në Greqi, është përdhunuar nga një shtetas grek, për të cilin policia vendase thotë se lëshi një fletë-arresti.

Ngjarja e rëndë që ka shokuar dhe traumatizuar të renë shqiptare ka ndodhur një ditë më parë në qytetin turistik të Kavala në Greqi, raporton noa.al.

Sipas burimeve zyrtare policore, një vajzë 19 vjeçare shqiptare, ka qenë duke ecur në rrugë kur është kapur befasisht dhe tërhequr me dhunë nga një djalë 22 vjeçar grek i cili arriti ta fusë në një parking publik makinash ku për momentin nuk gjendej njeri.

Mobi Casa

Greku ka arritur ta përdhunojë emigranten e pambrojtur duke shuar epshet edhe pse ajo përpiqej të klithte për ndihmë.

Në denoncimin që vajza ka bërë menjëherë pasi është lëshuar nga përdhunuese, është sqaruar se i riu grek nuk kishte asnjë njohje të mëparshme me të por befasisht dhe përdhunshëm e kishte rrëmbyer duke abuzuar seksualisht.

Policia tha se ka arritur të identifikojë të dyshuarin pas përshkrimeve që bëri viktima dhe e arrestoi atë. Sot, 22 vjeçari pritet të dërgohet në gjykatën e Kavalës, me kërkesë të prokurorisë lokale që e akuzon për kryerje të marrëdhënieve seksuale me dhunë. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.