Hidromorava

Një gotë ujë të ngrohtë ka ndikim në shëndetin tuaj

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Një çaj i ngrohtë, një kakao e ngrohtë, një supë e ngrohtë.

E kemi përdorur pak si shpesh mbiemrin e ngrohtë, por kur mendojmë për dimrin është fjala e parë që na vjen ne mend.

Si thoni për një gotë me ujë të ngrohtë ?

Femrat skandinave kanë zbuluar më në fund sekretin e jetëgjatësisë dhe bukurisë së pakohë. Ato konsumojnë çdo mëngjes esëll 1 gotë me ujë te ngrohtë.

Si dhe bëjnë të njëjtën gjë edhe para gjumit.

Konsumi i ujit të ngrohtë ka një ndikim të jashtëzakonshëm në shëndetin tonë, zbuloni disa prej tyre :

UBT

Qetëson dhimbjet muskulore: Uji i ngrohtë ka efekt qetësues mbi të gjithë muskujt e organizmit, sidomos kur keni dhimbje dhe spazma te muskujve të qafës dhe shpatullave. Ai ndihmon gjithashtu qarkullimin e gjakut në këto zona.

Ndihmon tretjen: Uji i ftohtë mund të ngrijë përmbajtjet yndyrore të ushqimeve që keni konsumuar më parë. Kurse, uji i ftohtë arrin t’i reduktojë ato dhe t’i largojë nga trupi.

Ndihmon në rënien në peshë: Metabolizmi ynë ka gjithmonë nevojë për nxitës të jashtëm që mund të stimulojnë punën e tij. Uji i ngrohtë është një prej tyre. Ai ndihmon rënien në peshë, si dhe stimulon punën e veshkave dhe traktit gastrointestinal.

Lufton kapsllëkun: Kapsllëku ose pamundësia në jashtëqitje është një shqetësim shëndetësor që prek pothuaj të gjitha moshat. Uji i ngrohtë është një zgjidhje shumë e mirë për ata që vuajnë nga ky problem. Ai vë në lëvizje enzimat e zorrëve dhe ndihmon në uljen e fryrjes së barkut.

Kuron patologjitë e frymëmarrjes: Të gjithë të sëmurët me astmë dhe bronkit e dinë shumë mirë rëndësinë e ujit të ngrohtë në trajtimin tyre.

Lufton shenjat e moshës: Me kalimin e viteve organizmi ynë prodhon më pak kolagjen dhe humbet aftësinë për t’u ripërtërirë. Uji i ngrohtë largon toksina nga organizmi, ndihmon pastrimin dhe hidratimin e tij. Si dhe pengon shfaqjen e qelizave të vdekura, shkruan Living, përcjellë Klan Kosova.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.