Mobi Casa

Një gotë në mëngjes për çdo ditë ofron shëndet

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Uthulla e mollës është në drejtimin e duhur që të jetë risia më e madhe gjatë kësaj vjeshte. Përse? Pasi uthulla e mollës mund të përdoret në mënyra të ndryshme, të dobishme për shëndetin e njeriut – para së gjithash ndihmon tretjen dhe qarkullimin e gjakut, si dhe rregullon thartirën në stomak. Konsumimi i uthullës së mollës është i mirë edhe për mushkëritë.

Nuk është aspak e çuditshme që gjithnjë e më shumë njerëz e konsiderojnë uthullën e mollës si “pije”. Me pak shtesa me pemë dhe sheqer, mund të ofrohet me shijen e një lëngut të pemës. Nëse i shtoni edhe xhenxhefil, piper të bluar pikant dhe kurkumë, vetes mund t’i ofrojmë edhe shumë veti të tjera shëruese.

Eco Higjiena

Kur do të duhej ta konsumoni këtë lëng magjik? Më së miri do të ishte që një lëng si ky ta pini porsa të zgjoheni në mëngjes, për ta filluar tretjen dhe për të hequr helmet nga trupin. Nëse deri më tani nuk ishin një tip i mëngjesit, tash është koha e duhur të bëheni.

(Kosova Sot Online)