RCCOLA

Një gotë lëng portokalli për fillim më të mirë të ditës

/ 3 minuta lexim
Mobi Casa

Me vaktin e mëngjesit duhet të përmbushim një të katërtën e nevojave tona ditore me përbërës ushqyes. A e bëjmë këtë gjë vërtetë? Kryesisht jo. Por, të gjithë justifikimet për shkak të të cilave shumë shpesh e kapërcejmë mëngjesin nuk duhet të na ndalojnë që në mëngjes të pimë të paktën një gotë me lëng të pastër të pemëve.Me vaktin e mëngjesit duhet të përmbushim një të katërtën e nevojave tona ditore me përbërës ushqyes.

A e bëjmë këtë gjë vërtetë? Kryesisht jo. Por, të gjithë justifikimet për shkak të të cilave shumë shpesh e kapërcejmë mëngjesin nuk duhet të na ndalojnë që në mëngjes të pimë të paktën një gotë me lëng të pastër të pemëve.

Të gjithë lëngjet e freskëta të pemëve janë jashtëzakonisht të pasura me materie bimore aq të nevojshme për organizmin, të ashtuquajtura fitonutriente, të cilat na mbrojnë nga shumë sëmundje. Në këtë kuptim më i miri është lëngu i portokallit – i cili përmban madje gjashtëdhjetë antioksidantë natyralë, ndër të cilët më së shumti flavonoide, që janë përgjegjëse për shëndetin e sistemit të qarkullimit të gjakut dhe të imunitetit.

Një gotë lëng portokalli jep 110 kalori dhe i përmbush nevojat mesatare ditore për vitaminën C. Është burim i mirë i kaliumit, folacinit dhe tiaminit (B1), ndërsa përmban edhe B6, niacin dhe magnez. Lëngu natyral i portokallit, është dëshmuar shkencërisht që ngrit nivelin e HDL-së, kolesterolit të mirë: pas 12 jave që konsumimi të një gote lëng portokalli në mëngjes edhe te femrat edhe te meshkujt përmirëson raportin në mes kolesterolit të mirë dhe të keq, në dobi të të mirit, për madje 16 për qind!

Në shujtën më të rëndësishme ditore lëngu i pemëve ka edhe një varg rolesh tjera të rëndësishme:

Uji Dea

• Ndihmon në rregullimin e tretjes, sepse fibrat ushqyese nga lëngjet mundësojnë lëvizshmëri më të mirë të zorrëve.

• Parandalon të ashtuquajturën hipoglikemi të mëngjesit, respektivisht rënien e sheqerit në gjak, i cili mund të çojë kah një varg i simptomave fiziologjike dhe fizike, siç janë marramendja, të ndjerit të dobët, ndryshimet në disponim, dhimbjen, ankthin dhe depresionin.

• Konsumimi ditor i pesë shujtave me pemë dhe perime është kyç për shëndetin e mire, rregullimin më të lehtë të peshës trupore dhe mbajtjen e formës së mirë – një gotë me lëng frutash në mëngjes është një nga këto!

• Personat të cilët nuk ndihen të uritur në mëngjes, lëngu i portokallit do t’ua hapë apetitin dhe kështu do t’i ndihmojë të marrin këtë shujtë më të rëndësishme ditore. Ndërsa mëngjesi i mirë do të na japë energjinë e nevojshme të durojmë edhe ditën më të lodhshme.