KKGJILAN

Një gotë çaj në ditë parandalon sëmundjet e zemrës

/ 1 minutë lexim

Në bazë të studimit amerikan, personat që për çdo ditë konsumojnë një gotë çaj për 35 për qind janë më pak të rrezikuar nga sulmi në zemër apo sëmundjet e tjera kardiovaskulare.

Ekspertët nga universiteti “John Hopkins” kanë ardhur në përfundim se një gotë çaj në ditë mund ta mbrojë zemrën, qoftë i zi apo i gjelbër.

Fidanishtja

Shkencëtarët kanë anketuar 600 meshkuj dhe femra të shëndetshme, që në histori nuk kishin pasur rrezik nga sëmundjet e zemrës. Me kalimin e kohës vullnetarët ishin testuar dhe ata që kishin pirë një çaj në ditë ishin më pak të rrezikuar.