Fundamenti

Një gol, tri pikë dhe një ëndërr që vazhdon, Kosova mposht Suedinë edhe si mysafir

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Kosova ka marrë një fitore të madhe në Goteborg ndaj Suedisë, teksa kanë mposhtur Suedinë me rezultat minimal 0-1.

Suedia e nisi më mirë ndeshjen, duke rrezikuar në disa raste portën e Kosovës me disa rivënie këndore.

Megjithatë portieri ynë Arijanet Muric ishte në vend si gjithmonë duke bërë pritje fantastike.

Ishte minuta e 32-të e ndeshjes kur Kosova kaloi në epërsi pas një aksioni shumë të mirë. Vedat Muriqi pasoi te Veldin Hoxha, derisa ky i fundit te Fisnik Asllani që realizoi nga afërsia për 0-1.

Dardanët kishin edhe një tjetër rast të artë për ta dyfishuar epërsinë, por portieri vendas e ndali një goditje të fuqishme të Vedat Muriqit, e nga topi i kthyer nuk përfitoi Leon Avdullahu, që goditi shtyllën.

Me epërsinë 0-1 të Kosovës u mbyllën 45 minutat e para të kësaj ndeshje.

Hidromorava

Trajneri i Suedisë, John Dahl Tomason me të filluar pjesa e dytë bëri tre zëvendësime duke futur në lojë emra si Anthony Elanga, Rohny Bardghji dhe Saletros duke shtuar forcat në repartin ofensivë.

Megjithatë përkundër se vendasit krijuan raste më të mira në pjesën e dytë, mbrojtja dardane dhe portieri Aro Muric ishte në formë fantastike.

Vendasit kishin një rast të artë në minutën e 92-të, kur Isak gjuajti bukur, por Aro Muric bëri një tjetër pritje spektakolare për ta mbajtur portën e paprekur.

Deri në fund më gola nuk pati dhe Kosova arkëtoi tre pikë të arta nga kjo përballje.

Pas katër ndeshjeve në Grupin B, Kosova ka shtatë pikë në vendin e dytë. Zvicra është e para me 10 pikë, Sllovenia e treta me tre pikë dhe Suedia e fundit që tanimë mbetet pa gjasa me vetëm një pikë.

Ndeshjen e ardhshme Kosova e zhvillon në nëntor si mysafir i Sllovenisë, derisa Suedia luan ndaj Zvicrës në udhëtim. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.