Një gjilanas sulmon fizikisht policin në detyrë, përfundon në pranga
Gjilan – Në rrugën Qarkore në Gjilan është arrestuar i dyshuari mashkull shqiptar pasi që i njëjti fillimisht kishte kanosur me armë të ftohtë (thikë) ankuesin mashkull shqiptar njoftoj policia e Kosovës.
Njësitë policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe gjatë ndjekjes i dyshuari duke mos i përfillur urdhrat për ndalje ka sulmuar fizikisht zyrtarin policor duke i shkaktuar lëndime trupore në dorën e majtë dhe këmbën e djathtë.
I dyshuari me urdhër të prokurorit dërgohet në qendrën e mbajtjes./rajonipress/


