Një gjilanas arrestohet për tentim vrasje
Gjilan – Në rrugën e Prishtinës, në Gjilan është arrestuar i dyshuari mashkull shqiptar pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje me viktimën mashkull shqiptar ka shtënë me arme zjarri.
Gjate kontrollit në shtëpinë e të dyshuarit Njësitet policore kanë gjetur dhe konfiskuar një AK-47, katër karikator me 119 fishek të kalibrit 7.62mm, një pistoletë Zastava me një karikator me katër fishek të kalibrit 6.35 mm, një gëzhojë dhe një pastruese e armës.
Nuk raportohet për të lënduar. Me urdhër të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje njoftoj policia e Kosovës./rajonipress/


