Një gjilanas arrestohet për posedim të narkotikëve

Gjilan – Është arrestuar i dyshuari mashkull shqiptar pasi që gjatë kontrollit tek i njëjti janë gjetur dhe konfiskuar dy qese plastike të mbushura me substancë të dyshuar narkotike të llojit marihuanë e cila ka rezultuar me peshë 1.8 gram njoftoj policia e Kosovës.
Me vendim të prokurorit i dyshuari lirohet, kurse rasti shkon në procedurë të rregullt./rajonipress/