Mobi Casa

Një gjilanas arrestohet në Aeroportin e Prishtinës, në Viti gjendet një predhë

/ 1 minutë lexim
RCCOLA

Gjilan – I kërkuar nga Gjykata Themelore e Gjilanit një qytetar shqiptarë nga ky qytet është arritur të arrestohet në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës, pasi kishte fletë arrest thuhet në njoftimin e policisë së Kosovës.

Sipas policisë në bazë të urdhëresës së lëshuar nga Gjykata Themelore Gjilan është arrestuar një mashkull shqiptar dhe i njëjti është dërguar në vuajtje dënimi në burgun e Dubravës.

Kurse një rast tjetër që lidhet me Komunën e Vitisë ka të bëjë me gjetjen e një mjeti të p shpërthyer në rrugën “Mustafë Koka”, të Vitisë.

Fundamenti

Sipas policisë raportohet se është gjetur një mjet i dyshuar predhë ku sipas KFOR-it mjeti i dyshuar është mjet shkollor.

Mjeti i dyshuar nga vendi i ngjarjes është tërhequr nga njësiti i KFOR-it dhe FSK- së në mënyrë të sigurt./rajonipress/