FIDANISHTJA

Një gjilanas arrestohet në Aeroportin e Prishtinës në përpjekje për të shkuar në Siri

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Prishtinë – Më 20.02.2015, rreth orës 15:00, në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës“ Adem Jashari” nga Policia e Kosovës, respektivisht Drejtoria Kundër Terrorizmit është ndaluar personi i dyshuari me inicialet (L.R.) mashkull /kosovar/shqiptar, viti i lindjes (1997), nga rajoni i Gjilanit.

Personi i dyshuar, i lartë përmendur (L.R), është ndaluar duke tentuar për të udhëtuar me aeroplan në relacionin Prishtinë-Istamboll, e që dyshohet se, i njëjti kishte për qëllim të arrij dhe t’u bashkëngjitet grupeve terroriste në Siri njoftoj policia e Kosovës.

I dyshuari pas intervistimit nga Policia, me urdhër të prokurorit është ndaluar për 24 orë.

Hidromorava

Policia e Kosovës është e përkushtuar që në funksion të zbatimit të strategjisë për parandalimin dhe luftimin e terrorizmit si dhe identifikimin e kërcënimeve potenciale që mund të rrjedhin nga element të ndryshëm, do të ndërmarr të gjitha veprimet dhe masat e parapara ligjore.

Anëtarësimi i Policisë së Kosovës në organizata relevante ndërkombëtare të sigurisë (si INTERPOL, EUROPOL, etj.) do të ndikonte që këto përpjekje për parandalim dhe luftë të përbashkët kundër terrorizmit të jenë edhe më efikase jo vetëm në nivel vendi, por edhe më gjerë./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.