Hidromorava

Një fshat i Kosovës vetëm me një banor

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Teksti muzika dhe interpretimi : Demir Krasniqi –

Në Kosovë ekziston një fshat –
Një familje jeton pa fat !
Fshat i zbrazët – fshat malorë,
Që ka vetëm një banorë !

Ky është fshati Graxhenik –
Sabit Maliqi jeton si kreshnik !
Sabit Maliqi është i moshuar –
Në këtë fshat rron i vetmuar !

Sabit Maliqi, 70 vjeçar –
N’ Graxhenik jeton krenar !
Edhe pse nuk ka familje –
N’ lumturi jeton n’ vendlindje !

70 vjeçari s’ donë me u dorëzua –
Jeton vetëm në një përrua !
Për vendlindje e ka lidhë fatin –
Nuk dëshiron që ta lërë fshatin !

UBT

I moshuari , mjeshtër trim –
Vetë gatuan , vetë banë ushqim !
Gëzohet kur shkon mysafiri –
Ndriçon llamba , ndriçon qiri !…

Për t’ arritur deri në fshat –
Është vështirë me u ngjitë për shpat !
Nuk ka n’ rrugë zhavorr , asfalt –
N’ vend të tyre ka dhe e baltë !

Për të dalë n’ këtë fshat malorë –
Një pjesë rruge bëhet me traktor !
Një pjesë rruge bëhet këmbë –
N’ shpinë ngarkuar me barrë t’ rëndë !

Sabit Maliqi gjithmonë thotë :
“N’ qytet nuk mund t’ jetoj dot !
Soll dy ditë n’ Prishtinë me u ndalë –
M’ duken si me ndejë dy javë !”

Gjilan, më 04.10. 2019 .
Demir Krasniqi

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.