Një filxhan kafe në ditë mund ta parandalojë dëmtimin retinal

Adhurues të kafesë, gëzohuni! Përveç përfitimeve energjetike nga kafeja, shkencëtarët e ushqimit thonë se mund ta keni një tjetër përfitim shëndetësor nga një filxhan i kafesë në ditë: parandalimi i përkeqësimit të shikimit dhe verbimi i mundshëm nga degjenerimi i retinës për shkak të glaukomës, plakjes dhe diabetit.

Kafeja e papërpunuar, mesatarisht, ka vetëm 1 për qind kafeinë, por ajo përmban 7 deri 9 për qind acid klorogjenik, një antioksidant i fortë që parandalon degjenerim të retinës në minj, sipas një studimi nga Cornell i publikuar në Journal of Agricultural and Food Chemistry.

Retina është një shtresë e hollë e indeve në pjesën e brendshme të murit të pasmë të syrit me miliona qeliza të ndjeshme ndaj dritës dhe qeliza të tjera nervore që e marrin dhe organizojnë informacionin vizual.

Është gjithashtu një nga indet më aktive nga pikëpamja metabolike, gjë që e bën të kërkojë nivele të larta të oksigjenit dhe e bën atë të prirë ndaj stresit oksidativ. Mungesa e oksigjenit dhe prodhimi i radikaleve të lira çon në dëmtimin e indeve dhe humbjen e shikimit.

Studimi është “i rëndësishëm në të kuptuarit e ushqimeve funksionale, pra ushqimeve natyrale që japin efekte të dobishme shëndetësore”, tha Chang Y. Lee, profesor i shkencave ushqimore dhe autor i lartë i studimit. “Kafeja është pija më e popullarizuar në botë, dhe ne jemi duke e kuptuar se çfarë përfitimi mund të kemi prej saj.”

Studimet e mëparshme kanë treguar se kafeja gjithashtu ul rrezikun e sëmundjeve kronike si Parkinsoni, kanceri i prostatës, diabeti, Alzheimeri dhe rëniet kognitive që ndërlidhen me moshën.

Shpërndaje.
© RAJONIPRESS

Vërejtje!

RajoniPress.com nuk do të botojë shkrime që nuk i përmbushin kriteret dhe standardet profesionale të gazetarisë bashkëkohore. Nuk do të ketë për askënd mbyllje apo censurë, por jemi të fokusuar që në këtë agjenci, lajmi, shkrimi, raporti, intervista dhe opinioni të plotësojnë kriteret profesionale. Gjithashtu opinionet, analizat, komentet, nuk duhet të shkelin parimet etike (gjuhën e urrejtjes, fyerjet, diskriminimet e çfarëdoshme).