Një femër arrestohet për tentim sulmi me thikë ndaj një mashkulli në Gjilan
Gjilan – Është arrestuar e dyshuara femër shqiptare pasi që e njëjta pas një mosmarrëveshje ka tentuar t’a sulmoj me një mjet të prehtë-thikë viktimën mashkull shqiptar me ç’rast të njëjtit më pas i ka shkaktuar lëndime.
Njësitet policore në vendin e ngjarjes kanë gjetur dhe konfiskuar mjetin e dyshuar-thikën që dyshohet të jetë përdorur në rast.
Me urdhër të prokurorit e dyshuara pas intervistimit është dërguar në mbajtje njoftoj policia e Kosovës./rajonipress/


