Një femër arrestohet në Gjilan, dyshohet për trafikim me njerëz
Gjilan – Policia e Kosovës njësitet anti trafikim nga shtabi qendror që veprojnë në Gjilan, pasi kanë kontrolluar disa lokacione të dyshimta, në një nga këto lokacione kanë arrestuar të dyshuarën femër shqiptare shtetase e Kosovës, me dyshimin e bazuar për kryerje të veprës penale “Trafikimi me njerëz”.
Me këtë rast janë identifikuar dy viktima, të cilat janë trajtuar në bazë të Procedurave Standarde të Veprimit për Personat e Trafikuar në Kosovë.
Me vendim të Prokurorit të shtetit, e dyshuara pasi që është intervistuar nga ana e Policisë ajo është ndaluar për 48 orë. Rasti procedohet në Prokurorin Themelore njoftoj policia e Gjilanit./rajonipress/


