Mobi Casa

Një familje futbollistësh shqiptarë në Hamburg

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Bëhet fjalë për vëllezërit Bisaku: Samueli, Nikolla, Davidi dhe Domeniku nga Hamburgu. Ata janë fëmijë dhe pasioni i tyre për futbollin ka ardhur krejt natyrshëm, si një lojë për t’u argëtuar, si një dëshirë për t’i kopjuar idhujt e tyre: Shaqirin, Xhakën, Behramin, me endrrën që një ditë të mund të bëhen si ata, të famshëm, futbollistë të njohur dhe të kërkuar.

Bëhet fjalë për vëllezërit Samueli, Nikolla, Davidi dhe Domeniku nga Hamburgu.

Në familjen Bisaku në Hamburg flitet më së shumti për futbollin.

Katër vëllezërit janë të pasionuar pas futbollit. Madje, videoja e Dominikut: “Der kleinste fussballer der welt” ka marrë mijëra klikime në Youtube.

Edhe pse të vegjël, hapat e Samuelit po i ndjekin edhe vëllezërit Nikolla dhe Davidi, kurse Domeniku është akoma shumë i vogël.

Djaloshi me prejardhje nga Gjakova ndjek shkollën e futbollit të Hamburgut.

ARKATANA

Samueli ishte ftuar madje në ndeshjen e Hamburgut me FC Bayern që ishte zhvilluar në muajin shkurt për të takuar Xherdan Shaqirin, Robbenin dhe stafin e Bayernit. Samueli ka shoqëruar futbollistët në fushë, siç është bërë tashmë traditë e futbollit.

Nuk ka pse të mos ndjehet krenar babai i tyre, Xhon Bisaku, i cili ishte zhvendosur me familje nga Zvicra në Gjermani.

„Jo vetëm për mua, por për çdo prind është ndoshta shumë e veçantë dhe e çmueshme që të kesh 4 fëmijë të suksesshëm në futboll, apo në çfarëdo lloj sporti apo në ndonjë lëmi tjetër jashtë sportit“, thotë për albinfo.ch babai Xhon Bisaku, me prejardhje nga Gjakova.

Bisaku i gëzohet këtij suksesi dhe e konsideron si ngushëllim për veten që nuk kishte realizuar ëndrrën të bëhej futbollist i njohur.

„Për shkaqe të ndryshme nuk ia arrita qëllimin tim, por do t‘i përkrah fëmijët që të kenë sukses“, thotë Bisaku.

„Inspirimin e kanë së pari nga unë dhe në veçanti janë krenarë për futbollistët e njohur shqiptarë, si Shaqiri, Xhaka, Behrami, etj., etj.“, krenohet për fëmijët e tij Bisaku./albinfo.ch/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.