RCCOLA

Një efekt anësor kryesor i agjërimit, sipas shkencës

/ 2 minuta lexim

Nga humbja e vazhdueshme e peshës e deri tek përmirësimi i niveleve të glukozës në gjak, ka mënyra të shumta prej së cilave njerëzit mund të përfitojnë nga agjërimi.

Sidoqoftë, ekzistojnë disa grupe njerëzish të cilët duhet ta shmangin agjërimin me ndërprerje, për shkak të efekteve anësore potenciale, sidomos në mesin e sportistëve.

Agjërimi me ndërprerje është një formë e dietës e cila përbëhet nga intervale të caktuara të agjërimit dhe ushqyerjes. Kjo nënkupton që njerëzit që i nënshtrohet kësaj diete, kryesisht i kalojnë 16 orë në ditë duke agjëruar, dhe 8 orë të tjera duke ngrënë.

Derisa ky stil i të ushqyerit funksionon për disa, njerëzit që janë shumë aktiv rekomandohen të mos i nënshtrohen kësaj diete.

RCCOLA

Kur merresh me sport dhe je vazhdimisht aktiv, trupi yt kërkon të konsumosh më shumë kalori se dikush që është pasiv dhe qëndron më shumë ulur. Nëse trupi nuk mbushet siç duhet me ushqim, atëherë kjo e shkakton vonimin e rikuperimit të muskujve.

Për sportistët është shumë e rëndësishme të ushqehen menjëherë pas ushtrimeve apo çfarëdo aktiviteti fizik.

Madje atyre u kërkohet të konsumojnë sasi më të lartë të kalorive, nëse duan të formojnë muskuj dhe t’i zëvendësojnë rezervat e glikogjenit.Pra, dieta përmes agjërimit me ndërprerje shkakton efekt negativ në rikuperimin dhe formimin e muskujve si dhe ndikon në nivelet e energjisë, duke bërë që të humbni fuqi.

Prandaj, ata që persona që janë tejet aktiv duhet t’i qasen kësaj diete me kujdes të shtuar. Sugjeroheni që të bisedoni me ndonjë nutricist para se t’i nënshtroheni këtij modeli të ngrënies, për t’u siguruar që është e mirë dhe e përshtatshme për trupin tuaj.