Hidromorava

Një ecje në mëngjes ju bën mirë

/ 3 minuta lexim
Fundamenti

Shkencëtarët thonë se njerëzit që zgjohen në orët e hershme të mëngjesit apo para mesditës janë më të shëndetshëm sesa ata që zgjohen më vonë. Ata besojnë se ndritshmëria e mëngjesit e bën mekanizmin trupor të funksionojë më lehtë, gjë që rregullon metabolizmin.

Hulumtuesit amerikan u kanë dhënë 54 meshkujve dhe femrave një lloj aparati të dorës i cili regjistron hollësitë e tyre rreth ekspozimit në ambient të jashtëm, gjumit dhe aktiviteteve fizike javore. Gjithashtu vullnetarët kanë mbajtur shënime në lidhje me produktet ushqimore që ata i konsumojnë.

Rezultatet konstatuan se personat që ishin zgjuar dhe kishin ecur para mesditës ndiheshin më mirë, madje edhe gjatë kryerjes së aktiviteteve fizike, gjatë dietës apo gjumit.

Studiuesit nga Universiteti Veriperëndimor i Shkollës së Mjekësisë “Feinberg” në Chicago thanë se rëndësia e madhe e zgjimit dhe ekspozimit në mëngjes të hershëm mbështetet në kohën, intensitetin dhe kohëzgjatjen.

Uji Dea

Ata shtuan se qëndrimi brenda shtëpisë u sjell njerëzve vështirësi dhe rekomanduan që ecja në mëngjes të bëhet edhe gjatë ditëve me mos të vranët. Ekspozimi në ajër të pastër duhet të zgjasë maksimalisht 20 deri 30 minuta në ditë.

“Drita është faktori më i efektshëm për sinkronizimin e mekanizmit tuaj trupor që rregullon ritmin biologjik, i cili përshtatëbalancimin e enegjisë. Nëse një person nuk del në natyrë, kjo mund t’i rezultojë në desinkronizimin e funksionimit të mekanizmit të brendshëm trupor, i cili njihet se shkakton ndryshim të metabolizmit dhe shtim peshe. Porosia qëndron në faktin se njeriu duhet të ekspozohet në dritë mes orës 8 të mëngjesit dhe mesditës”, ka thënë autori kryesor i hulumtimit, Dr. Phyllis Zee.

Ndërkaq, hulumtuesja Dr. Kathryn Reid tha se shumica e personave që punojnë në ambiente të mbyllura janë duke e shfrytëzuar pauzën ditore të punës në ambient të jashtëm dhe gjithnjë e më shumë ndriçimi është duke u përmirësuar në shkolla dhe vende të punës.

Revista “PLoS One” raporton se fakti që drita na mban në gjendje të mirë nuk është tërësisht i qartë, por thuhet se ajo ndikon në metabolizëm dhe ndjenjën e urisë dhe të ngopjes.