FIDANISHTJA

Një dokument shtesë rreth angazhimit të Mulla Idris Gjilanit, në mbrojtjen e kufirit të Kosovës Lindore

/ 3 minuta lexim
United Hospital

Nga Aliriza Selmani – Se Mulla Idrisi ishte frymëzues i rrallë në ngritjen e masës në luftë për liri, flet edhe dokumenti të cilin kohët e fundit patëm rastin që ta kemi në dorë. Dokumenti është një shkresë e shkruar nga ana e Nënprefektit të Nënprefekturës së Gjilanit Hamit Kroj, me nr. Res. 30/94, të datës 6.10. 1944, drejtuar Kryemyftinisë në Prishtinë, ku bëhet fjalë, lidhur me shërbimet patriotike të Nënmyftiut të Gjilanit Mulla Idris Gjilanit, me kërkesë që t`i vazhdohet qëndrimi I mëtejmë I tij, në mbrojtje të kufirit të Kosovës Lindore.

Në shkresën e tij Nënprefekti Hamit Kroj, përkujton Kryemyftininë për luftën në këtë pjesë të Kosovës dhe për sulmet e pareshtura të forcave partizano-çetnike në vijën kufitare, përpjekjet e tyre që në çdo mënyrë ta ripushtojnë vendin tone dhe të përsëritin veprimet e tyre të zakonshme që ky vend ka pasur fatin e keq që të shoh dhe të pësojë prej 30 vjetësh me radhe.

HW

Në luftimet e bëra në këtë rajon midis “lakmuesve fqinjë” dhe popullatës shqiptare ku siç, përkujton nënprefekti, si data më të shënuara të kësaj lufte ishin, ato të 26 – 27 korrik dhe 11-12 dhe 18 – 19 shtator 1944, dy të parat në rajonin e Komunës së Hogoshtit dhe dy të fundit në atë të Preshevës dhe Bujanocit. Për të shtuar, se edhe në këto çaste kritike, përkundër mos përgatitjet e duhura për tu mbrojtur kufiri, nuk mungonte gatishmëria e popullatës shqiptare të kësaj ane siç thuhej, ”… me armë e pa armë të vrapojë aty ku nderi dhe atdheu e kërkonte”. Në këtë çaste të rrezikshme për vendin, Nënprefekti, kujton autoritetin e lartë të Mulla Idrisit në popull, duke thënë se “Në mes të kësaj mase, duke e pa nevojën e rrezikun që e kërcënonte vendin, shihet në krye të turmës si flamurtar Nënmyftiu i Gjilanit Z. Idriz Hajrullahi (Mulla Idris Gjilani-AS), i cili pos që merr pjesë edhe vet në këto luftime, që ishte një sakrificë personalë, por është simbol I vetëm në këtë rejon që ka mundur të shtojë kurajën popullit dhe të ndiqet prej të gjithëve pa përjashtim, duke fituar një simpati si e admirim si prej kreshnikëve ashtu edhe vullnetarëve”.
Nisur nga shërbimet atdhetare të Mulla Idriz Gjilanit, i cili është personi i cili shton kurajën e luftëtarëve, e ngritë moralin e tyre nënprefekti, në emër të nënprefekturës, lutet që leja e akorduar prej asaj kryemyftinie me nr. 559/ dt. 9.08/44 prej 20 ditësh, nisur nga arsyetimet e mësipërme ti vazhdohet për një kohë të pacaktuar…
/Prefekti, Hamit Kroj.
Vula e rrumbullaket me tekstin Prefektura-Gjilan dhe shqiponjën dhe krenarën e Skënderbeut.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.