Uji Dea

Një dokument me gabime të shumta teknike dhe drejtshkrimore

/ 3 minuta lexim
Fundamenti

Nga Sinan Sadiku – Fshatrat: Korotinë ose Kortinë, Ferigjevë, Dazanicë etj., janë vetëm disa nga “mrekullitë” gjuhësore të KOMISIONIT QEVERITAR PËR NJOHJEN DHE VERIFIKIMIN E STATUSIT TË DËSHMORIT TË KOMBIT… Është e habitshme sa shumë gabime janë bërë kur janë shkruar emrat e fshatrave në rubrikën vendlindja të listës së Komisionit në fjalë.

Në vend se të shkruhej Koretin është shkruar, thuajse gjithherë, Korotinë e njëherë (me gjasë gabim teknik) Kortinë; në vend se të shkruhej Muçivërc është shkruar Muçiverrcë; në vend se të shkruhej Tugjec (ose edhe Tuxhec) është shkruar Tuxhevcë; në vend se të shkruhej Gjyrishec është shkruar Gjyrishevcë; në vend se të shkruhej Dajkoc është shkruar Dajkovcë; në një vend, në vend se të shkruhej Dazhnicë është shkruar Dazanicë; në një vend tjetër në vend se të shkruhej Feriqevë është shkruar Ferigjevë; në vend se të shkruhej Kopërnicë është shkruar Kopernicë; në vend se të shkruhej Meshinë është shkruar Meshin etj.

Gabime teknike, përkundër përdorimit të teknologjisë shumë të përsosur, ndodhin, por nuk ka kuptim që ato të jenë shumë të shpeshta dhe gati asnjë vendbanim të mos shënohet siç është dashur të shënohej. Pastaj për gabimet teknike të lëshuara nga individi (nëse janë të rralla), mund të kemi mirëkuptim, por për gabimet e tepërta të pranishme në një dokument të rëndësishëm të lëshuar nga një institucion shumë i rëndësishëm shtetëror nuk duhet të ketë mirëkuptim. Kjo, sepse para se të publikohej dokumenti është dashur të kontrollohej nga profesionistët dhe të evitoheshin gabimet teknike.

Uji Dea

Te deformimet që u janë bërë emrave të fshatrave, shihet që diku është fjala për gabime teknike, por të paktën në gjysmën e rasteve, shihet që shkruesi nuk e ka ditë si shkruhet emri i fshatit konkret, sikurse që nuk i ka pas as njohuritë elementare sa i përket drejtshkrimit të gjuhës shqipe. Dihet që shqiptarët (me shekuj) ndër të tjera kanë luftuar edhe për ta folur, shkruar dhe përsosur gjuhën e vet. Andaj deformimet e tilla gjuhësore, kurrsesi nuk bënë të mbeten në një dokument ku shënohen emrat e dëshmorëve… Gjatë hartimit të dokumenteve të tilla kërkohet përkushtim, profesionalizëm, e besa edhe dashuri e veçantë ndaj gjuhës shqipe.

Mendoj që me rastin e pranimit të njerëzve në punë në administratë, në arsim, në gjykatë, në prokurori, në polici etj., njëra nga kushtet do të duhej të ishte edhe njohja e gjuhës shqipe, aftësia për t`u shprehur me shkrim, njohja e rregullave të drejtshkrimit, në mënyrë që të mos publikohen dokumente me gabime të tepërta gjuhësore, siç ka ngjarë te dokumenti në fjalë dhe te shumë e shumë dokumente të tjera të lëshuara nga organet shtetërore./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.