Një ditë plot energji me banane dhe mollë

Shpesh kemi dëgjuar se mëngjesi është shumë i rëndësishëm për të nisur një ditë sa më të mbarë.
Energjia që na duhet në mëngjes, mund të arrihet kur ne konsumojmë ushqime bio dhe të freskëta, ndërsa zgjedhja do të ishte në dorën tuaj.
Mjekët shpesh kanë këshilluar që një mëngjes i shëndetshëm do të ishte me konsumimin e frutave, e ndërsa një recetë ideale do të ishte me mollë dhe banane të shtrydhur.
Molla përmban fibra, vitaminë C dhe antioksidantë të cilët nxisin prodhimin e energjisë. Ndërsa banania ofron potasium që ndihmon muskujt të zgjohen dhe të rivihen në punë. Sheqeri që përmbajnë frutat, bën një zgjim të trurit në formë të menjëhershme.