Mobi Casa

Një ditë para seancës gjyqësore, Haradinaj porosi për Kosovën

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka porositur bashkëpartiakët e tij që të vazhdojnë të punojnë për të mirën e vendit, t’i lëvizin proceset para pavarësisht se çfarë do të ndodh me të në gjykimin e së enjtes në Colmar të Francës.

Haradinaj këtë porosi ia ka lënë shefit të Grupit parlamentar të AAK-së, Pal Lekaj.

Lekaj tha se Haradinaj është optimist si çdo herë dhe fare nuk i intereson se çfarë do të ndodh me të.

“Ai ka porositur që t’i vazhdojmë proceset, të punojmë për vendin dhe pa marr parasysh epilogun, proceset të shkojnë përpara për të mirën e vendit dhe forcimin e shtetit”, tregoi Lekaj, porosinë e Haradinaj nga Franca.

Shefi i GP-së të AAK-së ritheksoi se ndalimi i Haradinaj në Francë është puro politike, por presin që ai të kthehet në Kosovë.

Eco Higjiena

“Janë shtjerr të gjitha hapësirat që të vazhdohet me ndalesën e Haradinaj në Francë. Presim vendim pozitiv dhe kthimin e Haradinajt në Kosovë”, shtoi tutje ai.

Lekaj tha se edhe qytetarët e vendit presin që ta takojnë Haradinajn në Prishtinë.

Sipas tij, në rast se Gjykata në Colmar të Francës do të vendosë për ekstradimin e tij në Serbi, atëherë pasojat do t’i marrin ata që dëshirojnë destabilizim të situatës në rajon.

“E kemi bërë të qartë nëse ndodh ekstradimi i tij dhe nëse dikush dëshiron destabilizim të rajonit atëherë pasojat do t’i marrin ata vet…”, tha ai për Telegrafin.

Ndryshe, ndalimi i liderit të AAK-së Ramush Haradinajt pritet të marrë fund nesër në seancën e tij të radhës në Colmar të Francës. Haradinaj, i cili po mbahet në ndalim në shtetin francez, nga 4 janari i këtij viti në bazë të aktakuzave të vitit 2004 nga shteti serb akuzohet për kinse krime të kryera ndaj komunitetit serb dhe atij rom. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.