ARKATANA

Një delegacion nga Universiteti “Aleksandër Moisiu” vizitoi UBT-në

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Një delegacion i Universitetit “Aleksandër Moisiu”, në Durrës, i përbërë nga dekanja Fakultetit të Teknologjisë së Informacionit, dr Lindita Mukli, koordinatorja e projektit, dr Albana Halili dhe lektorja Aida Bitri, vizituan UBT-në, me ç’rast u pritën nga rektori i UBT-së, dr Edmond Hajrizi dhe përfaqësuesi i Zyrës së Projekteve, Naim Preniqi.

Vizita u realizua në kuadër të projektit “Zhvillimi dhe Implementimi i Multimedias dhe Televizionit Digjital” (DIMTV), i financuar dhe mbështetur nga programi Erasmusë, teksa në fokus të takimit ishte progresi i arritur në kuadër të jetësimit të projektit, si dhe përkushtimi i UBT-së që projektet e kësaj natyre të implementohen në tërësi.

Përpos bashkëbisedimit për projektin në fjalë, po ashtu u diskutua edhe për mundësinë e shkëmbimit të ideve dhe mundësitë e tjera të bashkëpunimit në fushën e edukimit.

HW

Rikujtojmë se qëllimi bazë i projektit “DIMTV” është zhvillimi i programeve dhe moduleve të reja në fushën e multimedias dhe televizionit digjital, për të adresuar nevojat e ngritjes së kapaciteteve të reja në nivel të ekspertëve të kësaj fushe.

Falë këtij projekti, UBT do të pajiset me një laborator të dedikuar enkas për fushën e multimedias, i cili do të themelohet gjatë vitit akademik 2018-2019./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.