United Hospital

Një delegacion nga Samsuni i Turqisë ka vizituar Universitetin e Gjilanit

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Gjilan – Në Universitetin “Kadri Zeka” në Gjilan ka qëndruar një delegacion nga Universiteti Nëntëmbdhjetë Maji (Ondokuz Mayıs Üniversitesi) nga Samsuni i Turqisë dhe udhëheqës së komunës së Bafras po ashtu nga Turqia.

Rektori, Bajram Kosumi pasi falënderoi delegacionin turk për vizitën, ka njoftuar mysafirët me aktivitetet dhe të arriturat e Universitetit që nga themelimi e deri më tani. Rektori Kosumi ka thënë se si Universitet përposë marrëveshjeve të tjera, kemi marrëveshje bashkëpunimi edhe me disa Universitete të Turqisë, atë të Nigdes, të Trakyas në Edirne dhe me Universitetin e Kastamonias.

Nga ana e tij rektori i Universitetit të Samsunit ”Nëntëmbdhjetë Maji”, Huseyin Akan dhe Zihni Shahin Kryetari i Komunës së Bafras kanë falënderuar rektorin Bajram Kosumi për pritjen dhe kanë uruar për gjithë të arriturat. Ndërkohë udhëheqësit e Universiteteve atij të Gjilanit “Kadri Zeka ” dhe të Samsunit “Nëntëmbdhjetë Maji”, pos tjerash kanë diskutuar për mundësitë e bashkëpunimit në mes të dy universiteteve në të ardhmen, konkretisht për mundësitë e shkëmbimit të studentëve dhe profesorëve dhe realizimit të programeve të përbashkëta studimore tek njëri institucion në tjetrin.

Uji Dea

Në këto rrethana rektori Bajram Kosumi tha se si Institucion i dijes jemi te hapur për të gjithë ata që dëshirojnë të bashkëpunojnë e të kontribuojnë pozitivisht këtu, sepse qëllimi i Universitetit “Kadri Zeka” është përmbushja e misionit të tij në ngritjen e cilësisë në mësim.

Kurse rektori i Universitetit të Samsunit ”Nëntëmbdhjetë Maji”, Huseyin Akan theksoi se ata janë të gatshëm që të mbështesin UKZ-në në të gjitha aspektet./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.