Eko Higjiena

Një delegacion nga Iowa e ShBA-së ka vizituar UKZ-në

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Gjilan – Rektori i Universitetit “Kadri Zeka”, në Gjilan, Bajram Kosumi, me bashkëpunëtorë, ka pritur në takim një delegacion të Iowa-së të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, në krye me Juline Albert. Rektori Bajram Kosumi pasi u ka dëshiruar mirëseardhje delegacionit nga Iova, ka thënë se është i kënaqur me vizitën e tyre, derisa ka thënë se Kosova ka raporte shumë të mira me SHBA dhe falë ndihmës së shtetit tonë mik, SHBA-së, ne sot vazhdojmë bashkëpunimin në fusha të ndryshme.

Po ashtu gjatë takimit, Rektori ka njoftuar mysafirët për punën e Universitetit që nga themelimi e deri më tani, për programet e studimit të cilat i ofron universiteti “Kadri Zeka”, për bashkëpunimin ndërkombëtar, projektet dhe aktivitetet tjera të UKZ-së.

FIDANISHTJA

Rektori Kosumi ka theksuar se UKZ është e gatshme që të gjejë format më të përshtatshme të bashkëpunimit me institucionet arsimore të Iowa-s, me theks të veçantë mobili tetin e studentëve dhe profesorëve dhe zgjerimin e bashkëpunimit me universitetet e Iowa-s.

Delegacion nga Iowa e ShBA-së në krye me Juline Albert, zëvendës president e Western Iowa College, nga ana e tyre, shprehen gatishmërinë për të bashkëpunuar në realizmin e projekteve të përbashkëta dhe bartjen e përvojave më të mira nga universitetet e Iowa-s tek UKZ./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.