ARKATANA

Një delegacion i Universitetit të Cyrih, viziton institucionin parashkollor “Integj”

/ 1 minutë lexim
FIDANISHTJA

Gjilan – Një delegacion i Universitetit të Cyrihut, përkatësisht Fakultetit të Edukimit, të kryesuar nga Nexhat Maloku, kanë vizituar të premten institucionin parashkollor “Integj” në Gjilan, ku janë pritur nga drejtoresha, Drita Rexhepi Hoxha.

Qëllimi vizitës ka qenë për të parë nga afër punën që bëhet aty nga stafi me fëmijët e të gjitha grupmoshave, sikurse edhe për shkëmbimin e përvojave mes veti.

Drejtoresha e IP “Integj”, Drita Rexhepi Hoxha, e ka falënderuar delegacionin nga Fakulteti i Edukimit në Cyrih për vizitën, duke thënë se kjo është një mundësi e jashtëzakonshme për të shkëmbyer përvoja mes vete për performancë sa më të mirë.

UBT

Ndërkohë, delegacioni nga Zvicra, i përbërë prej 15 studentëve dhe profesorëve, janë ndar të kënaqur me punën që bëhet në këtë institucion parashkollor, duke konfirmuar vizitën edhe në vitin e ardhshëm.

Përndryshe, kjo është hera e katërt radhazi që disa studentë e profesorë të Fakultetit të Edukimit në Universitetin e Cyrih vizitojnë IP Integj. /rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.