Hidromorava

Një bombë e kurdisur sociale, rreziku që i kanoset Kosovës

/ 5 minuta lexim
Uji Dea

​Gjendja ekonomike vazhdon të jetë e rëndë. Ndërsa, i gjithë fokusi i institucioneve tona është përqendruar kah politika, duke lënë tërësisht anash gjendjen ekonomike në vend, e cila është përkeqësuar nga viti në vit. Kështu pohojnë njohës së çështjeve ekonomike, për të cilët kjo gjendje e krijuar, paraqet rrezik permanent për vendin. Ndërsa thonë se tashmë është koha kur më tepër duhet t’i kushtohet hapësirë agjendës ekonomike se sa asaj politike.

Safet Gërxhaliu, kryetar i Odës Ekonomike të Kosovës (OEK), thotë për KosovaPress se gjendja jo vetëm që nuk është përmirësuar nga viti në vit, por të gjitha trendet janë shumë më tepër negative, se sa kanë qenë viteve të kaluara. Andaj, sipas tij nëse edhe më tutje vazhdohet me avazin e njëjtë, në një vend si Kosova me shkallë të lartë të papunësisë dhe varfërisë, atëherë një shpërthim i pakënaqësisë sociale, paraqet rrezik për vendin.

“Për fat të keq nëse bëjmë një krahasim mes vitit 2011-2012-2013 dhe tani në gjashtë muajt e parë të vitit 2014, trendet janë shumë më tepër negative, se sa ato që kanë qenë në të kaluarën. Por dua të besoj se është koha kur duhet të ndahet politika nga ekonomia. Është koha kur më tepër duhet t’i kushtohet hapësirë agjendës ekonomike se sa politike. Dhe dua të besoj se do të dominoi toleranca dhe besimi në institucione dhe do të kemi institucione sa më shpejtë që është e mundur me të vetmin qëllim që këto institucione ta kenë prioritet zhvillimin ekonomik. Në qoftëse vërtetë edhe më tutje do të vazhdohet me këtë avaz, atëherë ju e dini që shkalla e papunësisë është mjaftë e madhe, e kemi një varfëri ekstreme në rritje e sipër dhe një bombë e kurdisur sociale, mund të jetë një rrezik permanent që i kanoset Kosovës në të ardhmen”, tha ai.

Gërxhaliu më tej pohon se Kosovës, i duhet urgjent një infuzion financiar për sektorin privat në vend, në të kundërtën kolapsi do të jetë i paevitueshëm.

“Është koha kur duhet vërtetë këta indikatorët të krijuar, t’i marrim dhe t’i analizojmë me një seriozitet. Duhet urgjent të gjendet një formë e një infuzioni financiar për sektorin privat në Kosovë, sepse nëse nuk do të gjendet një formë e tillë, atëherë kolapsi do të jetë i pa evitueshëm”, tha ai.

Edhe njohësi i çështjeve ekonomike, Ibrahim Rexhepi, thotë për KosovaPress se që nga fillimi i vitit ka shenja të përkeqësimit sa i përket indikatorëve ekonomik në vend.

Fundamenti

“Realisht shenjat e përkeqësimit janë që nga fillimi. Që nga janari kemi rënie të vazhdueshme në të gjitha segmentet dhe kjo na bënë që megjithatë të kuptojmë se gjithë mekanizmi shtetëror që nga fillimi i vitit më shumë ka qenë i përkushtuar se si do të rrjedh ky vit në kuptimin elektoral dhezgjedhor, se sa t’i shtyjnë përpara proceset të cilat do të reflektonin në të mirën e përgjithshme të vendit. Për këtë arsye sado që është e rëndë dhe bukur shqetësuese, megjithatë nuk është dashur të presim një situatë pak me të mirë kur institucionet përgjegjëse neglizhojnë problemet esenciale që janë në këtë vend siç është çështja e punësimit, e varfërisë dhe sigurimit të perspektivës”, tha ai.

Ndërsa, thotë që institucionet e vendit janë të përkushtuara për zgjidhjen e ngërçit politik, duke lënë anash ekonominë dhe duke zvarritur projekte, të cilat janë të rëndësishme për zhvillimin ekonomik të vendit.

“Qeveria është e kapluar me shumë me zgjedhjet me rezultatin e zgjedhjeve, me mënyrën se si do tejkalohet ky ngërç politik, se sa të qëndrojë prapa disa proceseve apo disa ideve që i kanë pasur më herët.Për këtë ilustrimi më i mirë janë dy projekte shumë mëdha të cilat po zvarriten, po prolongohen është koncensionimi i Brezovicës dhe ndërtimi i Termocentralit Kosova e re….Situata e tillë vetëm çka e ngarkon gjendjen ekonomike edhe ashtu të përkeqësuar, e të mos flasim që në përgjithësi ka krijuar një amulli, një konfuzion rreth mënyrës së funksionimit të jetës në tërësi në Kosovë”, tha ai.

Edhe Arian Zeka, drejtor i Odës Ekonomike Amerikane të Kosovës tha se Kosova ka pasur një gjendje ekonomike shumë më të mirë para shpalljes së pavarësisë se sa pas shpalljes së saj. Ndërsa, këtë vit sipas tij, as që flitet për ndonjë përmirësim, pasi që ka pasur vetëm regres.

“E kam thënë shumë shpesh, nuk ka kuptim që rritjen më të madhe ekonomike, normën më të madhe të tërheqjes së investimeve të huaja e kemi pasur para shpalljes së pavarësisë, se sa që e kemi pas shpalljes….Nëse i marrim parasysh shqetësimet e bizneseve në emër të cilave edhe flasim, atëherë me përgjegjësi shumë të plotë mund të them së paku që në periudhën tre mujore, ka pasur një regres. Edhe kjo natyrisht lidhet dhe ndoshta me mos inicimin e shumë projekteve infrastrukturore nga ana e institucioneve qeveritare dhe agjencive tjera shtetërore për shkak të situatës momentale në të cilën ndodhemi para dhe pas zgjedhjeve”, tha ai.

Ndryshe, i gjithë ngërçi politik, pritet të sqarohet nga Gjykata Kushtetuese në fund të këtij muaji.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.