Hidromorava

Një arsye tjetër për të ngrënë mëngjes: është gjë e shëndetshme për zemrën

/ 2 minuta lexim
FITORJA

Hani një shujtë të shëndetshme të mëngjesit çdo ditë, dhe zemra juaj do të jetë falënderuese.

Hulumtimet e publikuara në ‘Journal of the American College of Cardiology’ e kanë ndërlidhur shmangien e mëngjesit me një rrezik më të lartë të arterosklerozës – ku pllakat ndërtohen në arterie dhe i forcojnë e ngushtojnë ato, e që kjo direkt mund të shpijë në sëmundje kardiovaskulare, transmeton Telegrafi.

Në këtë përfundim shkencëtarët kanë ardhur pasi i kanë studiuar më shumë se 4000 meshkuj dhe gra spanjolle, të cilët i kishin pyetur për dietat e tyre ditore dhe i kishin ndarë ata në tri kategori.

Grupi i parë dhe më i vogli, ata që nuk hanë mëngjes, kishin konsumuar më pak se 5 përqindëshin e kalorive totale në mëngjes – pra kishin konsumuar në mëngjes vetëm kafe, lëng apo ndonjë pije alkoolike.

ARKATANA

Grupi i dytë dhe më i madhi, konsumuesit e një shujte të mëngjesit me pak kalori, kishin konsumuar mes 5 dhe 20 për qind të kalorive totale të tyre në mëngjes – duke konsumuar gjëra si kafja, lëngu, duke ngrënë ndonjë tost, pemë, etj.

Grupi i tretë, konsumuesit e një shujte të mëngjesit me shumë kalori, kishin konsumuar 20 për qind apo më shumë të kalorive të tyre totale në mëngjes – duke shijuar ushqime si domatja, proshuta, etj.

Arteroskleroza kishte qenë më e zakonshme te personat e grupit të parë, por gjithashtu edhe te grupi i dytë – pra tek ata të cilët kishin konsumuar në mëngjes ushqime me pak kalori. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.