Një aktakuzë e ngritur për rrezikim të trafikut publik dhe një person i ndaluar
Gjilan – Prokuroria Themelore në Gjilan, me urdhër të prokurorit ka ndaluar një (1) person në kohëzgjatje prej 48 orëve, ka parashtruar një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit kundër një (1) personi dhe ka ngritur një (1) aktakuzë kundër një (1) personi.
Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit: Prokuroria Themelore në Gjilan, me urdhër të prokurorit ka ndaluar një (1) person në kohëzgjatje prej 48 orëve, për shkak të dyshimit se ka kryer veprën penale “Lëndimi i rëndë trupor”.
Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera): Prokuroria Themelore në Gjilan, ka parashtruar një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit kundër një (1) personi, për veprën penale “Lëndimi i rëndë trupor”.
Aktakuzat: Prokuroria Themelore në Gjilan, ka ngritur një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Rrezikimi i trafikut publik”./rajonipress/