Eko Higjiena

Një aktakuzë e ngritur, katër persona të ndaluar

/ 1 minutë lexim

Gjilan – Prokuroria Themelore në Gjilan, me urdhër të prokurorit ka ndaluar katër (4) persona, në kohëzgjatje prej 48 orëve, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit kundër dy (2) personave dhe ka ngritur një (1) aktakuzë kundër një (1) personi.

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit: Prokuroria Themelore në Gjilan, me urdhër të prokurorit ka ndaluar katër (4) persona, në kohëzgjatje prej 48 orëve, për shkak të dyshimit se kanë kryer veprën penale “Sulmi”, “Lëndimi i rëndë trupor” dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.

Mobi Casa

Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera): Prokuroria Themelore në Gjilan, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit kundër dy (2) personave, për shkak të dyshimit se kanë kryer veprën penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge”.

Aktakuzat: Prokuroria Themelore në Gjilan, ka ngritur një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Lëndimi i lehtë trupor”./rajonipress/