RCCOLA

Një aktakuzë e ngritur, dhe shtatë persona të ndaluar

/ 2 minuta lexim

Gjilan – Prokuroria Themelore në Gjilan, me urdhër të prokurorit, në dy raste të ndara ka ndaluar shtatë (7) persona, në kohëzgjatje prej 48 orëve dhe ka ngritur një (1) aktakuzë kundër një (1) personi.

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Prokuroria Themelore në Gjilan, me urdhër të prokurorit, në dy raste të ndara ka ndaluar shtatë (7) persona, në kohëzgjatje prej 48 orëve. Në njërin rast katër (4) persona janë ndaluar me dyshimin se të njëjtit kanë kryer veprën penale “Lëndim i lehtë trupor”, ndërsa, në rastin tjetër tre (3) persona janë ndaluar për veprat penale “Sulmi” dhe “Lëndimi i lehtë trupor”.

Mobi Casa

Aktakuzat: Prokuroria Themelore në Gjilan, ka ngritur një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Falsifikimi i dokumenteve”.

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit: Prokuroria Themelore në Gjilan, me urdhër të prokurorit ka ndaluar një (1) person, në kohëzgjatje prej 48 orësh, me dyshimin se i njëjti ka kryer veprat penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” dhe “Vjedhja e rëndë”.

Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera): Prokuroria Themelore në Gjilan ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit kundër katër (4) personave, për shkak të dyshimit se kanë kryer veprën penale “Lëndimi i lehtë trupor” dhe një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit, me dyshimin se tre (3) persona kanë kryer veprat penale “Sulmi” dhe “Lëndimi i lehtë trupor”./rajonipress/