Mobi Casa

Një aksident me fatalitet në magjistralen Gjilan – Kamenicë

/ 1 minutë lexim
Eco Higjiena

Kamenicë – Të hënën, rreth orës 19:25, në magjistralen Gjilan – Kamenicë në udhëkryqin e fshatit Topanicë ka ndodhur një vetë aksident me fatalitet ku ka humbur jetën një person.

Dyshohet se viktima shqiptar, i lindur më 1968, komuna e Kamenicës, me veturën VË Passat, me tabela KS, duke mos ju përshtatur kushteve të rrugës dhe shpejtësisë humb kontrollin mbi automjetin dhe godet një objekt pran udhëkryqit.

Mobi Casa

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet e policisë së Kosovës dhe ndihma e shpejtë, nga mjeku në Emergjencë – Gjilan është konfirmuar vdekja e viktimës si pasoj e plagëve të pësuara nga aksidenti.

Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë është dërguar në obduksion. Hetimet rreth këtij rasti të rënd është duke i udhëheq policia e Kosovës njësitet e trafikut rajonal njoftoj Ismet Hashani./rajonipress/