Një 84 vjeçare është gjetur pa shenja jete në Gjilan

Gjilan – Gjatë ditës së djeshme, përkatësisht më 24 shkurt 2020, një grua rreth moshës 84 vjeç është gjetur pa shenja jete në shtëpinë e saj, në Gjilan. Me urdhër të prokurorit kujdestar nga Departamenti i Krimeve të Rënda, trupi i të ndjerës është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë dhe rasti është cilësuar si “Vdekje e dyshimtë”.
Prokuroria Themelore Gjilan: Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:
Departamenti për Krime të Rënda, ka ndaluar një (1) person të dyshuar për 48 orë, për shkak të veprës penale ‘’Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge’’, pasi që tek i njëjti janë gjetur 21 gram substancë narkotike e llojit ‘’Marihuanë’’ dhe 1 gram ‘’Kokainë’’.
Aktakuzat:
Prokuroria Themelore në Gjilan, ka ngritur gjashtë (6) aktakuza, kundër shtatë (7) personave, për këto vepra penale:
Një (1) aktakuzë kundër dy (2) personave për veprën penale ‘’Lëndimi i lehtë trupor’’,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ‘’Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve’’,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ‘’Asgjësimi apo dëmtimi i pasurisë’’,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ‘’Uzurpimi i paligjshëm i pronës së paluajtshme’’,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ‘’Falsifikimi i dokumenteve’’
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ‘’Dhuna në familje’’.
Rastet tjera me interes për publikun:
Gjatë ditës së djeshme, përkatësisht më 24 shkurt 2020, një grua rreth moshës 84 vjeç është gjetur pa shenja jete në shtëpinë e saj, në Gjilan. Me urdhër të prokurorit kujdestar nga Departamenti i Krimeve të Rënda, trupi i të ndjerës është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë dhe rasti është cilësuar si ‘’Vdekje e dyshimtë’’.