FIDANISHTJA

Njazi Kadriu – trimi i Ramabuqës

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Ato male t’ Hashanisë, Kanë rritë trima të lavdisë, T’mbrojnë Kosovën tonë Lindore, T’ mos i lëshojmë vatrat prej dore !

Djem të pushkës, sofra t’bukës –
Ka dhanë fshati i Ramabuqës !
I tillë ishte Njazi Kadriu –
Për Atdhe një jetë e shkriu !

Burrë mikpritës dhe bujarë ,
Shëmbëlltyrë si arsimtarë ,
Shëmbëlltyrë si veprimtarë ,
Shëmbëlltyrë si atdhetarë !…

Bishat sllave ardhë nga malet –
S’ mund ia thyen idealet !
As burgosjet , as torturat –
S’ kanë fuqi t’i trembin burrat !

Njeri i fjalës dhe i besës –
Ishte shembull i qëndresës !
N’ barrierat e njerëzisë –
Ishte shembull i drejtësisë !

Kishte forcën e Anteut ,
Dashuri t’ madhe ndaj Atdheut !
Larg shikonte syri i mësuesit –
Me urrejtje ndaj pushtuesit !

UBT

N’ shpirt e kishte Hashaninë ,
N’ zemër kishte Shqipërinë !
Për Shqipëri dhe për shqiptarë –
Ndriçoi rrugën si fanar !

I madh ishte shpirti i tij –
Frymonte veç pastërti !
N’ gjene kishte veç drejtësinë –
Që t’ luftonte padrejtësinë !

Kështu luftoi Njaziu trim –
Deri n’ vdekje me këtë qëndrim !
Nuk iu bë servil pushtuesit ,
Nuk iu vu n’ shërbim poshtëruesit !

Uron zemra e çdo të riut –
Lavdi veprës s’ Njazi Kadriut !
Shpirti i tij – dritë e gjithësisë ,
N’ piedestal të pavdekësisë !

Gjilan, më 06.11.2014. Demir Krasniqi

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.