KKVITI

Niveli master në UBT, zgjedhje e bërë nga mijëra studentë

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

UBT nisi punën me 29 studentë të nivelit master, ndërsa tash numëron mbi 3000 ish-studentë dhe studentë të regjistruar të këtij niveli, në të gjitha fakultetet.

Në këtë rritje enorme të numrit të studentëve ka ndikuar puna profesionale, kurrikulat moderne, stafi akademik i përbërë nga profesorë dhe ekspertë vendorë e ndërkombëtarë dhe infrastruktura e sofistikuar, e cila gjendet në UBT.

Studimet e nivelit master janë garanci e suksesit dhe ngritjes profesionale akademike, meqë në mënyrë të përsosur bëhet ndërthurja e pjesës teorike dhe asaj praktike.
Kjo bën që studentët e këtij niveli jo vetëm që të punësohen, por ekspertiza e tyre, e marrë gjatë viteve të studimeve, të jetë e kërkuar në çdo fushë në tregun vendor e ndërkombëtar.

UBT

Studentët e UBT-së janë qelësi i Kosovës për arritje deri tek inovacionet dhe përparimet teknologjike, për përfaqësim dinjitoz nëpër garat më të njohura ndërkombëtare dhe janë ambasadorët më të mëdhenj të vendit tonë deri atje ku politika ende nuk mundur të depërtojë.

Për regjistrim dhe informata shtesë për nivelin master në UBT, vizitoni ueb faqen zyrtare të UBT-së: http://www.ubt-uni.net/?cid=1,2