ARKATANA

Nitaj: Haradinaj përcolli mesazhet e opozitës edhe në qarqet ndërkombëtare

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Anëtari i Kryesisë së AAK’së, Muharrem Nitaj, thotë se kreu i kësaj partie, Ramush Haradinaj, tregoi se është një politikan i përgjegjshëm, duke marrë pjesë në takimin me Presidenten.

Ai këtë e sheh si një “përcjellje të mesazhit të opozitës edhe në qarqet ndërkombëtare”.

Nitaj thotë se Haradinaj i bëri të qarta kërkesat e opozitës: të shpërbëhet Parlamenti dhe presidenti të zgjedhet me votë të drejtpërdrejtë.
Postimi i plotë i Nitajt në Facebook:

Sfida e radhës e Haradinajt

Hidromorava

Pse prania e sotme e Ramush Haradinajt në tryezën e Presidentes duhet parë si një gjest të vullnetit të mirë, i një politikani të përgjegjshëm, që i futet një beteje, i ndërgjegjshëm se shteti po rrëshqet në shpërbërje!
A mund të flitet se pesë minutat e tij në atë takim, ku thuhet se vendi është kapur nga dy parti e nga dy njerëz, ku thuhet se korrupsioni po mbërrin majat, ku thuhet se drejtësia është e korruptuar dhe e kontrolluar, ku sistemi i sigurisë nuk është i përmbyllur, dhe ku njerëzit përballë e kanë shkelur kushtetutën dhe duhet të shkojnë, është dëmtim çfarëdo kauze!?

Unë besoj se vetizolimi i përfaqësuesve të kësaj kauze është dëmtim i kauzës e jo takimet ballpërballë.
Kauza e drejt e Opozitës duhet të depërtojë edhe në disa qarqe të tjera, kryesisht ndërkombëtare, të cilat nuk jam shumë i sigurt, që e kanë kuptuar krejt kompleksitetin e krizës institucionale e politike në Kosovë.

Haradinaj sot në këtë tryezë, ku ishin të pranishëm edhe përfaqësuesit e SHBA-së dhe të BE-së, bëri një ofertë për një marrëveshje politike për të dalë vendi nga kriza. Dhe tashmë kjo ofertë është e formësuar dhe mund të përmblidhet në një fjali:” Të shpërndahet parlamenti, të shpallen zgjedhjet e parakohshme dhe presidenti të zgjedhet me votë popullore”!

Ai sot e bëri një gjest të politikanit të përgjegjshëm për vendin e tij.
Se mos është hera e parë!

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.