Mobi Casa

Nisma: Thaçi, despot që nuk mund të vendos se kush hyn në Parlament

/ 3 minuta lexim
Mobi Casa

Nisma e Fatmir Limajt ka reaguar ndaj deklaratave të Hashim Thaçit i cili gjatë ditës në Malishevë kërkoi që të mos votohen ata që nuk mund të hyjnë në Parlament.

Reagimin e ka bërë publik Jakpup Krasniqi në Facebook, ku ka thënë se despotizmit të Thaçit po i vjen fundi dhe se ai nuk mund të vendos më se kush do të hyjë në Parlament.

Më poshtë mund ta lexooni të plotë reagimin e Nisma’s

Vota për Hashim Thaçin është votë për despotizëm!
Në palestrën ku ishte organizuar Konventa e PDK-së nuk u duk askush tjetër pos familjes së ngushtë të Hashim Thaçit! Në këtë konventë Hashim Thaçi e dëshmoi si asnjëherë tjetër despotizmin e vet! Ai e uzurpoi tërësisht PDK-në dhe e shndërroi në pronë të tij private!

Mobi Casa

Ai nuk la në binë asnjë person, pos familjarëve të vet! Ai nuk la të flasë asnjë kandidat tjetër të PDK-së, pos familjarëve të vet!
Pas uzurpimit të PDK-së, pas uzurpimit të Kryeministrisë, pas uzurpimit të Presidencës, Kryeministri që po IKË po përpiqet të uzurpoj edhe Parlamentin e Kosovës. Ai ka dalë në terren dhe po “shpërndanë poste parlamentare” dhe mundohet të tregojë se kush do të hyjë në parlament e kush jo!

Gjatë fushatës zgjedhore për pushtet vendor qytetarëve të Kosovës u kujtohet Hashim Thaçi si ua bënte “përhajr kryetarllëkun” kandidatëve që i kishte përzgjedhur vetë. Kësaj forme mospërfillëse të veprimit politik populli i thotë se “ka bërë Bajram me vetveten”!Hashim Thaçi kishte harruar se SOVRANI i Kosovës është POPULLI! Vetëm në dorën e tij ishte fuqia e vendosjes së kush do të udhëhiqte me Komunat e Kosovës!

Sovrani i Kosovës ia tregoi vendin “kryetarëve të shpallur” nga Hashimi!
Hashim Thaçi, Kryeministër që po IKË, po harron se Parlamenti nuk është oda e tij e as selia e PDK-së për të vendosur se kush hyn dhe kush mbetet jashtë! SOVRANI i Kosovës është POPULLI! Më 8 qershor ai do të vendosë se kush do të ketë mandatin ta përfaqësojë e kush do të mbetet jashtë dyerve të Parlamentit të Kosovës! Nëse epilogun e saktë të zgjedhjeve të 8 qershorit nuk e dimë, për një gjë jemi të sigurt: NISMA për Kosovën është shpresa e vetme se despotizmit të Hashim Thaçit i ka ardhur fundi!

Ai nuk mundet të vë nën kontroll Parlamentin e Kosovës; ai do të IKË nga Kryeministria dhe në fund do t’i hapë rrugë demokratizimit të PDK-së! Edhe vetë anëtarët e PDK-së, të cilët ia duan të mirën Kosovës dhe PDK-së, nuk do të votojnë despotizmin e Hashim Thaçit!