GRANDEMALL

Nisma: Tërheqja e Martyt nga shërbimi që i ka bërë shërbimit serb, ndihma më e madhe që mund t’i japë drejtësisë

/ 3 minuta lexim
Uji Dea

Nisma Socialdemokrate ka reaguar pas raportimeve në media se ish prokurori dhe politikani zviceran, Dick Marty është në mbrojtje të policisë 24 orë, pasi serbët siç thuhet në media deshën ta vrasin që t’ua lënë fajin shqiptarëve.

Nisma Socialdemokrate vlerëson se një lajm i tillë mund të befasojë ata që nuk e njohin funksionimin e shërbimit sekret serb.

“Prandaj lajmi që Dik Marty është në mbrojtje të lartë policore për shkak që shërbimet serbe kanë dashur ta vrasin me qëllim që t’ua lënë fajin shqiptarëve, konfirmon katërcipërisht se ky shtet nuk ka hequr dorë nga logjika terroriste e funksionimit të tij”, thuhet ndër të tjera në reagimin e Nismës Socialdemokrate.

Komunikata e plotë e Nismës Socialdemokrate:

Eco Higjiena

Më 24 tetor të vitit 2018, në “TV HAPPY”, ambasadori i Serbisë në Zvicër, Milan St Petriq, rrëfeu për mënyrën se si iu dhanë Dick Martyt provat e sajuara nga shërbimi sekret i Serbisë për të ashtuquajturin trafikim me organet njerëzore nga UÇK-ja.

Sajimi i një akuze të tillë kishte për funksion të dëmtonte imazhin e luftës çlirimtare të popullit shqiptar të Kosovës dhe sidomos rezultatin e kësaj luftë: pavarësinë e shtetit të Kosovës.

Në funksion të dëmtimit të çështjes së pavarësisë së Kosovës, Shërbimi Sekret i Serbisë kishte planifikuar të vriste Dick Martyn dhe për këtë vrasje të fajësonte shqiptarët. Një lajm i tillë mund të befasojë ata që nuk e njohin funksionimin e shërbimit sekret serb. Të gjithë njohësit e asaj çfarë ka ndodhur gjatë luftërave në procesin e shpërbërjes së Federatës Jugosllave e dinë fare mirë se Shërbimi Sekret i Serbisë nuk ngurroi të vrasë edhe fëmijë serbë dhe malazes vetëm e vetëm t’u lihet faji shqiptarëve (Rasti në kafenenë “Panda” është vetëm njëri nga rastet e shumta). Prandaj lajmi që Dik Marty është në mbrojtje të lartë policore për shkak që shërbimet serbe kanë dashur ta vrasin me qëllim që t’ua lënë fajin shqiptarëve, konfirmon katërcipërisht se ky shtet nuk ka hequr dorë nga logjika terroriste e funksionimit të tij.

Prandaj, tërheqja publike e Dick Martyt nga shërbimi që i ka bërë shërbimit sekret serb që ka planifikuar edhe vrasjen e tij, është ndihma më e madhe që ai mund t’i japë drejtësisë.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.