Fundamenti

Nisma Socialdemokrate vazhdon fushatën lagje për lagje

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Gjilan – Nisma Socialdemokrate në Gjilan, në një takim që ka mbajtur në Lagjen Arbëria, ka vazhduar raundin e takimeve dhe bisedave me qytetarë dhe me këtë edhe promovimin dhe shpalosjen e platformës së Nismës Socialdemokrate dhe të deputetëve kandidatë në radhët e saj.

“Në po nisim nga këtu marshimin, si në kohën e Arbrit dhe marshimi i jonë do të jetë marshim i fitores dhe besimit qytetarë”, theksoi kryetari dhe kandidati i Nismës Socialdemokrate për deputet z. Sevdail Robelli. Takimet e rregullta me qytetarë dhe marrëdhëniet e mira me ta do të jenë punë e përditshme e Nismës Socialdemokrate në Gjilan vazhdoi kryetari Sevdail Robelli.

Uji Dea

Për më tepër, kryetari i Nismës Socialdemokrate në Gjilan u fokusua te çështja e punësimit dhe përfaqësimit sa më të denjë te kësaj lagje dhe të qytetit të Gjilanit në përgjithësi. Banorët e kësaj lagjeje shprehën përkrahje me duartrokitje dhe aplaudime të fuqishme. Dy kandidatet tjerë të Nismës shpalosën pikat kryesore te programit, me ç’rast zonja Valdete Dushica Bajrami, u fokusua te rrugëtimi i deritanishëm i Nismës, duke mos lëne anash te arriturat e deritanishme te këtij subjekti politik.

Dr. Milaim Kosumi, para te pranishmeve shpalosi planin e Nismës, për reformat ne sistemin shëndetësor. Voto 122 Nisma Socialdemokrate Sevdail Robelli nr.35 Valdete Dushica Bajrami nr. 12 Milaim Kosumi nr.109