RCCOLA

Nisma Socialdemokrate në Gjilan prezanton kryeministrin në ardhje dhe tre kandidatët e saj në garë për Kuvendin e Kosovës

/ 1 minutë lexim
Uji Dea

Gjilan – Të premtën në Gjilan u mbajt një takim me anëtarët e Nismës Socialdemokrate dega në Gjilan me ç’rast në prani të Kryetarit të Nismës Socialdemokrate dhe kandidatit për kryeministër z.Fatmir Limaj u bë promovimi i kandidatëve për deputetë z.Sevdail Robelli, znj. Valdete Dushica Bajrami dhe z. Milaim Kosumi.

Kryeministri në ardhje z. Fattmir Limaj dhe 3 kandidatët shpalosën pikat kryesore të programit të Nismës Socialdemokrate në kuadër të fushatës për deputetë dhe u zotuan se do punojnë dhe veprojnë me nder dhe gjithmonë në të mirë të qytetarit dhe shtetit të Kosovës.

RCCOLA