Hidromorava

Nisma qytetare për unifikimin e faktorit politik në Luginë të Preshevës

/ 3 minuta lexim
Uji Dea

Lugina e Preshevës, ka vite që për përballet me një mosunitet brenda spektrit politik shqiptar, i cili në mungesë të bashkëpunimit të sinqertë, ka sjell shpesh jostabilitet në qeverisjet lokale dhe moskoordinim në ato qendrore.

Shembull konkret kemi edhe zgjedhjet e fundit për pushtet lokal dhe parlamentar, të cilat do të mbahen, më 21 qershor në Serbi, e që fatkeqësisht po shoqërohen me ndarje, përçarje dhe hasmëri ndërpartiake shqiptare.

Se si po zhvillohet atmosfera e procesit zgjedhor, pas heqjes së masave të jashtëzakonshme, shkëputëm një mendim të Koordinatorit të Shoqërisë Civile, Nexhmedin Saqipi, i cili lidhur me këto dukuri shqetësuese u shpreh:”Shumëherë janë marrë iniciativa nga subjektet politike, që të krijohet një unitet mes spektrit politik shqiptar në Luginën e Preshevës, qoftë përmes koalicioneve për bashkëqeverisje lokale, qoftë edhe përmes zgjedhjeve parlamentare dhe ato nacionale, mirëpo, fatkeqësisht pa sukses. Në këtë drejtim, nuk ka munguar edhe ndërhyrja e faktorit institucional në Tiranë dhe Prishtinë, për të krijuar Lista unike, por përsëri pa ndonjë rezultat pozitiv” u shpreh me keqardhje z. Saqipi.

Fundamenti

I pyetur se a janë shterur të gjitha mundësitë për t’i bërë bashkë njëherë subjektet politike shqiptare në Luginë të Preshevës, z. Saqipi, tha se, “këtyre ditëve, ka lindur nga shoqëria civile një nismë për të krijuar së pari një unitet politik në nivel lokal e për të vazhduar me atë qendror, siç është rasti i angazhimit të Ministrit Cakaj nga Shqipëria për të formuar një Listë unike shqiptare për zgjedhjet parlamentare në Serbi”.

Na vazhdim z. Saqipi, nuk la pa përmendur edhe krijimin e një platforme të përbashkët politike dhe një rregullore pune, nga të cilat do të jepen modalitete se si do të funksionoj krijimi i unifikimit të spektrit politik, së pari në nivelin lokal, ngase pa një bashkim të tillë, nuk mund të arrish unitetin rajonal.”

Në fund, mësuam nga z. Saqipi, se nisma qytetare tashmë e ka konceptin se di do të dukej kjo platformë dhe se si do të jenë reagimet e spektrit politik shqiptar lidhur me këtë nismë, e cila do të ishte shumë e nevojshme në këtë proces zgjedhor, në të cilën shqiptarët kanë dalë me shumë lista e për zgjedhjet e niveli parlamentar ende nuk e kanë përfunduar, duke rrezikuar kështu të ndarë fitoren e dinjitetshme në nivelin lokal, me një rrezik të humbjes në zgjedhjet parlamentare, njofton Portali Jetapress.