GRANDEMALL

Nisma për Kosovën: Konsensus për të mbrojtur vendin, jo konsensus për ta shitur

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

NISMA për Kosovën është shprehur e bindur se kultura politike për një konsensus për çështje nacionale duhet ta udhëheqë gjithë komunikimin mes partive politike të pozitës me ato të opozitës, të cilat duhet që ta kuptojnë se çdo barikadim për ta mbrojtur të pambrojturën, për ta dëmtuar tërësinë dhe sovranitetin e shtetit, çdo përpjekje për të kundërshtuar konsensusin nacional për çështje vitale të vendit dhe të qytetarëve, nuk mund të prodhojë mendim dhe veprim racional.

NISMA është e bindur se në Kosovë ka një krizë politike, e cila nuk mund të zgjidhet duke u barikaduar e sidomos kjo vlen për pozitën.

“Nëse kriza është zgjatur shumë, ajo është prodhim i pozitës qeverisëse. Për të kaluar këtë krizë, ne, opozitarët ka muaj që i jemi bashkuar një tryeze të bisedimeve, por bisedimet as duhet të zgjasin pafundësisht e as duhet të jenë të pa frytshme”, thuhet në njoftim.

GRANDEMALL

NISMA kërkon nga koalicioni qeverisës, që mos ta hedhin fajin aty ku nuk është, por ta marrin përgjegjësinë për t’i dhënë zgjidhjen e duhur vendit.

“Koalicioni ka mandat vetëm për të qeverisur vendin, por jo edhe për të falë territor e humbë sovranitet. Akuzimi i opozitës për dhunë apo për mos gatishmëri për të biseduar, janë të paqëndrueshme. Përgjegjësia për t’i dhënë fund krizës e stërzgjatur politike, për të ofruar një dialog përmbajtjesor ose zgjidhja le të gjendet në zgjedhje të lira, të ndershme e demokratike”, thuhet në reagimin e Nismës për Kosovën. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.