Fundamenti

Nisma nuk i kontribuon bllokadës me lotsjellës, vezë e shishe uji

/ 1 minutë lexim
Uji Dea

Nisma për Kosovën nuk ka kontribuar në bllokimin e Kuvendit me mjetet që i kanë përdorur dy subjektet tjera politike opozitare, lëvizja “Vetëvendosje” (LVV) dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK). Por ato i ka mbështetur në veprime, shkruan sot Koha Ditore.

Të tria këto subjekte janë bërë bllok, në përpjekjen për ta detyruar Qeverinë që të heqë nënshkrime nga Marrëveshja për parimet mbi bazën e të cilave do të ngrihet Asociacioni i Komunave me Shumicë Serbe, si dhe Marrëveshja për demarkacionin e kufirit me Malin e Zi.

Për ta mbërritur këtë qëllim, si mjet kanë zgjedhur bllokimin e punës së Kuvendit. Prej dy muajsh, kur ka nisur sesioni vjeshtor, asnjë seancë plenare, përpos asaj për ratifikimin e MSA-së, nuk është zhvilluar në kushte normale.

UBT

Kjo, ngaqë, për të penguar punën, deputetët e LVV-së e të AAK-së kanë gjuajtur gaz lotsjellës në sallën e Kuvendit, krahas vezëve e shisheve me ujë

http://koha.net/?id=27&l=82821